Bota

Bideni ka frikë se Putini nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se ka frikë se Vladimir Putini nuk ka një strategji për të dalë nga konflikti.

Duke folur në Washington të hënën, Bideni e përshkroi presidentin rus si një “njeri shumë llogaritës”, por pa një strategji daljeje dhe pranoi se “po përpiqet që kuptojë çfarë duhet të bëjnë për këtë.”

Lexo më shumë  Rifillojnë në Abu Dabi bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Ai tha se Putini e kishte menduar gabim që pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Biden shtoi se në vend të kësaj, SHBA dhe shumë vende evropiane ishin pozicionuar në anën e Ukrainës she ishin bërë më të unifikuara, shkruan Sky news. 

Komentet e tij erdhën pasi forcat ruse qëlluan me raketa në Odesa, duke goditur një qendër tregtare dhe një magazinë, duke lënë 1 person të vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur.

Lexo më shumë  Zelensky i bën thirrje Trumpit t’i përgjigjet sulmit masiv të Rusisë, ndërsa bisedimet rifillojnë në Abu Dhabi

Putin prej kohësh pretendon se NATO po zvarritet drejt lindjes në ish-republikat sovjetike.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë mohuar me vendosmëri se vendi paraqet ndonjë kërcënim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *