Joe Biden ‘ultimatum’ zyrtarëve të tij
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden kohët e fundit u tha zyrtarëve të tij të lartë të sigurisë kombëtare se rrjedhjet në lidhje me ndarjen e inteligjencës amerikane me ukrainasit nuk janë të dobishme dhe duhet të ndalen.
Javën e kaluar, pasi Shtëpia e Bardhë mohoi se u kishte dhënë të dhëna direkte të inteliogjencës ukrainasve me qëllimin për të vrarë gjeneralët rusë, Biden foli veçmas me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s William Burns dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines.
“Ai u tha atyre se nuk ishte e dobishme që informacioni të bëhej publik për atë që SHBA po ndante me forcat ukrainase që luftonin pushtimin rus”, tha zyrtari dhe theksoi se rrjedhjet në lidhje me një informacion të tillë duhet të ndalen.
Mesazhi i Biden për zyrtarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare u raportua fillimisht nga NBC News.
“Zyrtarët amerikanë kanë qenë të sinqertë në lidhje me ndarjen e inteligjencës me ukrainasit, por kanë thënë gjithashtu se ka një linjë në atë që ndahet me ta. Përveç dërgimit të armëve për fushën e betejës, zyrtarët kanë ofruar gjithashtu inteligjencë “për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre”, tha javën e kaluar një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Rruga Press