Raportohet se trupat ruse në Ukrainë nuk po u binden urdhrave
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, SHBA-ja ka marrë “raportime qesharake” për trupat ruse dhe “oficerët e rangut të mesëm, madje deri në nivelin e batalionit” që refuzojnë t’i binden urdhrave për të ecur përpara në ofensivën e re të Donbasit në Ukrainë.
Zyrtari tha se këta oficerë “ose kanë refuzuar t’i binden urdhrave ose nuk po u binden atyre me të njëjtën maturi që do të prisnit që një oficer t’i bindej”.
Forcat ruse kanë luftuar me probleme të shumta në aspektin e moralit që nga fillimi i pushtimit, sipas këtij zyrtari, që është vetëm një nga problemet e shumtë që ka pllakosur ushtrinë ruse gjatë kësaj lufte.
Sipas zyrtarit amerikan, forcat ruse po përballen edhe me probleme logjistike që po ngadalësojnë përparimin e tyre.
Rruga Press