Me foto të Putinit dhe simbolin famëkeq rus ‘Z’ – qytetarët serb në Beograd marshojnë për Ditën e Fitores në përkrahje të agresionit në Ukrainë
Nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd kanë marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.
Me pjesëmarrjen e ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, ministrit pa portofol Nenad Popoviq, drejtorit e Srbijagas, Dushan Bajatoviq disa dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën në Monumentin e Vukut për të bërë një marshim përgjatë rrugës Roosevelt.
Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimi “Regjimenti i pavdekshëm – Beograd”, ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë.
Kurse, Putin gjatë fjalimit të tij në Sheshin e Kuq në Moskë u përpoq të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Rruga Press