Qielli skuqet papritur, miliona banorë të frikësuar nga fenomeni i çuditshëm
Qielli u bë i kuq flakë të shtunën në mbrëmje në Zhoushan, province në Zhejiang në Kinë duke alarmuar banorët lokalë, gjë që detyroi autoritetet që të jepnin një shpjegim shkencor për çfarë ndodhi.
Pasi panë këtë fenomen, banorët kapën telefonat duke filmuar qiellin, pamje të cilat i shikuan më shumë se 150 milion herë në rrjetin social kinez Ëeibo.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Më habit vërtet që qielli mund të bëhet i kuq”, tha një nga ata që dokumentoi pamjet.
Shumë banorë të qytetit port në provincën Zhejiang thanë se qielli i ngjante papritur një pishtari të ndezur. Megjithatë, autoritetet konfirmuan se nuk ka pasur zjarr. Pak kohë më vonë, qielli u kthye në normalitet.
Shpjegimi
Ekspertët shpjeguan se pas shiut që ra atë ditë në zonë dhe me qiellin plotë më re ishin krijuar kushtet që të kishte një thyerje tepër të gjerë të dritës duke reflektuar ngjyrën e kuqe.
“Kur moti është i lagësht krijohen kushtet që të reflektohet më shumë drita e kuqe nga burimet e afërta siç mund të jenë anijet apo çdo burim tjetër i kësaj drite”, shprehen ekspertët.
Rruga Press