Bota

Ishte parashikuar të fluturonte dhe avioni i “ditës së gjykimit”, shfaqja ajrore e Sheshit të Kuq anullohet “për shkak të motit”

Përpara Ditës së Fitores, forcat ajrore ruse ishin të zënë me prova mbi Sheshin e Kuq, duke përfshirë formacionin Z – motivin e pushtimit ushtarak të Ukrainës.

Ndërkohë nga agjencitë ruse të lajmeve raportohet se pjesa e shfaqjes ajrore të paradës është anuluar. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, fajësoi kushtet e motit.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Në Paradën e Ditës së Fitores të këtij viti në Rusi – duke shënuar 77 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore – ishte parashikuar që të shfaqeshin 77 avionë që fluturonin mbi Sheshin e Kuq në Moskë, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një raport mbi shtetin, të cituar nga Agjencia e lajmeve TASS.

Pjesa ajrore e paradës do të përfshinte gjithashtu një avion komandimi dhe kontrolli strategjik ajror Il-80, i njohur gjithashtu si një “avion i ditës së gjykimit” për aftësinë e tij për t’u përdorur si një qendër komandimi ajror në rast lufte bërthamore, shkruan CNN-i.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *