Bota

Bosnja zhvarros eshtrat e pesë viktimave të luftës në Mostar

Gjatë një zhvarrimi në fshatin Medjine në zonën e Mostarit, hetuesit gjetën edhe pesë trupa të tjerë njerëzish që besohet të kenë vdekur gjatë luftës në vitin 1994.

Instituti Boshnjak i Personave të Zhdukur i tha BIRN të premten se eshtrat e pesë viktimave të tjera të luftës janë gjetur gjatë zhvarrimit në Medjine, duke e çuar numrin total të eshtrave të viktimave të gjetura në vend në tetë.

Lexo më shumë  Projekti i mbështetur nga Kina për ndërtimin e urës në Beograd nxit kritika për fshehje të kontratave

Zëdhënësja e Institutit të Personave të Zhdukur, Emza Fazliç tha se katër trupa janë gjetur të plotë, ndërsa tjetri ishte i paplotë.

“Ky zhvarrim është vazhdim i atij nga java e kaluar, kur u gjetën eshtrat e plota të të paktën tre viktimave, të cilat supozohet se janë zhdukur në zonë në vitin 1994”, tha Fazliç.

Ajo shtoi se gjatë zhvarrimit u gjetën rroba si dhe cohë me të cilën ishin mbështjellë viktimat.

Lexo më shumë  Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard nga Gjermania

Eshtrat do të dërgohen në varrezat e qytetit Sutina në Mostar për të përcaktuar identitetin e viktimave përmes analizës së ADN-së./balkaninsight/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *