Lajme

Eurodeputeti – Vuçiçit: Hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës, pa vonesa

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën sa më shpejtë.

Mandl përmes në postimi në Twitter ka thënë se nuk e dinte që do të kishte alternativë për evropianët që synojnë rrugën drejt BE-së, si në rastin e Serbisë.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në #Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Aleksandër Vuçiq kujtohet tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl në Twitter.

Lexo më shumë  Socialistët e Francës ruajnë pushtetin në qytetet kryesore në zgjedhjet lokale

Rruga Press

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *