Bota

Talebanët urdhërojnë që gratë të veshin burkën me detyrim në publik

Udhëheqja talebane e Afganistanit urdhëroi të gjitha gratë afgane që të veshin burkën në publik – veshje që mbulon të gjthë trupin dhe fytyrën përveç syve.

Vendimi ngjason me kufizime të ngjashme për gratë gjatë sundimit të mëparshëm të vijës së ashpër të talebanëve midis viteve 1996 dhe 2001, raportoi AP.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Ne duam që motrat tona të jetojnë me dinjitet dhe siguri”, tha Khalid Hanafi, ministri në Ministrinë e Virtytit dhe Parandalimin e së Keqes.

Talebanët vendosën më parë kundër rihapjes së shkollave për vajzat mbi klasën e 6-të, duke kundërshtuar një premtim të mëparshëm.

Ky vendim ndërpreu përpjekjet e talebanëve për të fituar njohjen nga donatorët e mundshëm ndërkombëtarë në një kohë kur vendi është i zhytur në një krizë humanitare në përkeqësim.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar udhëheqësve talebanë që të rihapin shkollat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *