Ministrja gjermane: Kërcënimet e Putin për armët bërthamore duhet të merren seriozisht
Ministrja e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, dje tha se kërcënimet e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore duhet të merren seriozisht.
“Një fuqi bërthamore po bën një luftë brutale sulmuese në derën tonë. Nëse kjo nuk e frikëson dikë, atëherë ose gënjen ose nuk e ka kuptuar situatën,” tha Baerbock.
Sipas protothema.gr, skenarët e kërcënimit bërthamor qarkullojnë në orët e fundit për paradën e madhe ushtarake që do të zhvillohet të hënën në Moskë dhe çfarë do të thotë Putin në përvjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe ndërkohë që pushtimi i Ukrainës është në ditën e 73-të.
Regjimentet që luajtën një rol kyç në luftë do të parakalojnë përpara udhëheqjes shtetërore dhe presidentit, fjalimi i të cilit do të mbahet në Sheshin e Kuq dhe do të jetë nën syrin vigjilent të gjithë botës. Në të kaluarën, ai moment ishte shpesh një lloj “dritare” në mendjen e preidentit të Rusisë Vladimir Putinit, sepse përdori 9 majin për të dërguar mesazhe për qëllimet dhe planet e tij.
Mediat ndërkombëtare vlerësojnë se presidenti rus do të tregojë forcë dhe do të paralajmërojë me “pasojat e botës”.
Vendet fqinje po i kushtojnë gjithnjë e më pak rëndësi 9 majit. Ukraina pësoi disa nga humbjet më të mëdha në luftë, por një sondazh i fundit i opinionit tregoi se shumica besojnë se ajo datë duhet parë si një ditë kujtimi, jo një fitore. Për të tretin vit radhazi, Kazakistani anuloi paradën e saj ushtarake dhe Letonia e shpalli atë një ditë përkujtimi për viktimat e luftës ruse në Ukrainë.
9 maji, e njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton humbjen e nazistëve në 1945. Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë besojnë se kjo mund të ndryshojë më 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë.
Rruga Press