Rusët qëllojnë kolonën e makinave me civilë, më 9 maj vendoset shtetrrethimi në Odessa
Forcat ruse kanë qëlluar të premten mbi një kolonë prej 15 makinash me civilë që po largoheshin nga një qytet në rajonin e Kharkivit e cila është nën kontrollin e forcave të Vladimir Putinit, raporton agjencia UNIAN.
Ndërsa një shtetrrethim është shpallur në provincën e Odessës për 9 majin.
Në ditën kur Moska feston fitoren e saj ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, ekziston një rrezik i lartë që ‘rusët të bombardojnë’ qytetin prandaj ora policore do të mbetet në fuqi nga ora 17:00 e së dielës 8 maj deri në orën 5 të mëngjesit të së martës 10.
Rruga Press