Bota

Gjermanët e pranojnë se 90% e popullit të tyre janë racistë

Ministrja gjermane për Çështjet Familjare, Lisa Paus, ka thënë se 90 për qind e atyre që jetojnë në vend e kanë pranuar se në vend ka racizëm, shkruan Anadolu Agency.

Paus njoftoi rezultatet e hulumtimit që institucioni “Agjencia Kombëtare për Monitorimin e Diskriminimin dhe Racizmin” në Berlin ka zhvilluar duke anketuar 5 mijë persona.

“Racizmi dëmton vlerat themelore kushtetuese të Gjermanisë. Sipas rezultateve të hulumtimit, 90 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani e pranojnë se në vend ka racizëm. Duam apo nuk duam racizmi ndodhet në çdo vend dhe na prek të gjithëve. Madje, ka nga ata që kanë humbur jetën si pasojë e racizmit”, shtoi Paus.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

Hulumtimi zbuloi se të paktën 22 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani kanë përjetuar racizëm të paktën një herë.

Në hulumtim bëhet e ditur se të qenurit mysliman perceptohet si një “problem” në vete madje si një “rrezik” dhe se përkatësia fetare është racializuar.

Sipas hulumtimit, më shumë se një e katërta e popullatës ndajnë mendimin se pabarazia ndërmjet grupeve sociale është legjitime.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Shumë njerëz në Gjemani besojnë në ekzistencën e racave njerëzore.

Përvojat e drejtpërdrejta raciste po bëhen më të shpeshta në mesin e anëtarëve të rinj të grupeve raciste.

Theksohet se pothuajse askush në Gjermani nuk ka dyshim për ekzistencën e racizmit në vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *