Ish-sekretari i mbrojtjes Esper: Trump donte të lëshonte raketa fshehurazi drejt Meksikës
New York Times raportoi të enjten se ish-presidenti Donald Trump diskutoi kryerjen e fshehtë të një sulmi raketor në Meksikë në 2020 ën me Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper për të “shkatërruar laboratorët e drogës”.
Sipas pohimeve të Mark Esper, Trump, i tërbuar nga trafiku i drogës përtej kufirit SHBA-Meksikë, kërkoi të paktën dy herë në lidhje me gjuajtjen “në heshtje” të raketave Patriot në Meksikë dhe më pas të merrte meritat.
Sipas raportimeve, Esper kishte frikë se Trump mund të përdorte ushtrinë për ta ndihmuar atë të fitonte, dhe ai u kërkoi të tjerëve në Pentagon të ishin në vëzhgim për direktivat “të çuditshme” nga Shtëpia e Bardhë.
Nuk është hera e parë që Esper flet për planet e Trump për të luftuar kartelet e drogës nëpërmjet kujtimeve në një libër.
Trump ka rekomanduar gjithashtu vrasjen e emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit meksikan.
Rruga Press

