Bota

Reagon Pentagoni: Ukrainasit e fundosën vetë “Moskva-n”

Pentagoni mohoi t’i ketë dhënë Ukrainës informacion specifik për shënjestrimin e anijes “Moskva” , kryqëzori me raketa që ishte krenaria e fotës ruse së Moskës në Detin e Zi.

“Ne nuk i dhamë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e Moskës”, tha sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të enjten mbrëma.

“Nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen”, theksoi ai, raporton CNN.

Lexo më shumë  Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Ukraina e ka goditur anijen me dy raketa Neptun në mes të prillit. Anija më pas u mbyt ndërsa po tërhiqej në port për riparime. Rusia tha se dëmtimi i anijes ishte rezultat i shpërthimit të municioneve.

“Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, shtoi Kirby.

Rruga Press

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *