SHBA-ja dha informacione të cilat e ndihmuan Ukrainën ta fundoste “Moskvan”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan të dhëna që e ndihmuan Ukrainën të fundoste Moskva-n, anijen kryesore ruse të raketave në Detin e Zi, raportojnë disa media amerikane.
Zyrtarë të paidentifikuar thanë se Ukraina kishte pyetur SHBA-në për një anije që lundronte në jug të Odesës, raporton BBC të premten.
SHBA-ja tha se ishte Moskva dhe ndihmuan në konfirmimin e vendndodhjes së saj. Ukraina më pas e goditi atë me dy raketa.
Pentagoni nuk ka komentuar lidhur me këtë, por një zëdhënës tha se SHBA-ja dha informacione për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej.
Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar të cituar në raportet e mediave thanë se nuk e dinin se Ukraina do të synonte të godiste anije Moskvan, pasi ata e ndihmuan në përcaktimin e vendndodhjes së saj.
Anija që lëshon raketa kishte 510 pjesëtarë ekuipazhi dhe kishte udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë dhe fundosja e saj ishte një goditje e madhe simbolike dhe ushtarake.
Në atë kohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se municionet në bordin e Moskvas shpërthyen në një zjarr të pashpjegueshëm dhe anija u përmbys ndërsa po tërhiqej në port.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby mohoi raportet e mëparshme të mediave se SHBA-ja po jepte informacion për vendndodhjen e gjeneralëve të lartë rusë në fushën e betejës, në mënyrë që forcat ukrainase të mund t’i vrisnin ata.
“Ne nuk japim informacione për vendndodhjen e liderëve të lartë ushtarakë në fushën e betejës ose nuk marrim pjesë në vendimet e shënjestrës së ushtrisë ukrainase”, ka thënë ai.
Kirby tha se Ukraina ka kombinuar informacionin që SHBA-ja dhe të tjerët kanë ofruar me inteligjencën e tyre në fushën e betejës.
“Pastaj ata marrin vendimet e tyre dhe i marrin veprimet e tyre”, tha ai.
Edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë (NSC) mohoi gjithashtu se SHBA-ja po ndihmonte Ukrainën të synonte oficerë të lartë rusë.
“Ne nuk ofrojmë të dhëna me qëllimin për të vrarë gjeneralët rusë”, ka thënë zëdhënësja e NSC-së, Adrienne Watson.
Rruga Press