KryesoreLajme

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Do të mbështesim ushtarakisht Kosovën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po qëndron në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo në Prishtinë u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Në një paraqitje para mediave pas takimit, Lambrecht ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimorë është shumë i rëndësishëm.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria jonë është qeveri e barazisë dhe zhvillimit

Ajo ka falënderuar Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës.

“Kosova e dënoi qartë agresionin e Rusisë duke vendosur sanksione. Ju përgëzojmë që po mbroni vlerat e paqes dhe lirisë, vlera këto që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes thotë se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina nënshkruajnë një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare, Zelensky: Ditë historike

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe në KFOR, por edhe sa i përket zhvillimit të FSK-së”.

Lambrecht thotë se shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel dhe Gjermania do të njeh dokumentet e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *