Bota

Kriminelë në orbitë: Kanadaja me ligj për të dënuar astronautët që bëjnë krime në hapësirë

Astronautët kanadezë që bëjnë krime në Hënë mund të dënohen sipas një ligji të ri që e shtrin juridiksionin penal të vendit edhe në hapësirë.

“Akti i Zbatimit të Marrëveshjes së Portës Civile Hënore” është një pjesë legjislacioni e shtuar në buxhetin federal të vendit në 2022, i cili e kaloi leximin e parë në Dhomën e Komunave të Kanadasë – dhoma e ulët e parlamentit kjo – në fund të prillit.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai mbulon Hënën si dhe stacionin hapësinor të propozuar Lunar Gateëay, për të cilin NASA thotë se do të luajë “një rol jetik” në dërgimin e njerëzve në Mars.

Kanadaja iu bashkua projektit Lunar Gateway të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 dhe planifikon të kontribuojë në stacion me një krah robotik 8,5 metra të gjatë të quajtur Canadarm3.

Akti i ri që po shqyrtohet nga parlamentarët në thelb e shtrin ligjin kanadez në hapësirë, që do të thotë se çdo gjë që do të ishte e paligjshme në Kanada do të bëhet e paligjshme edhe në bordin e anijes kozmike që udhëton drejt Portës së Hënës, në vetë Gateway dhe në sipërfaqen e Hënës.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ai gjithashtu ngriti mundësinë që deri më tani, në aspektin ligjor, astronautët kanadezë në orbitë kishin qenë të lirë të kryenin akte vjedhjeje ose dhune në gravitetizero, kundër shokëve të tyre në hapësirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *