Sport

(Video) Ja kush është shqiptari që u fut në fushë me flamurin shqiptar në Real-Manchester City

Dje skuadra e Real Madridit bëri përmbysjen e madhe ndaj futbollistëve të Pep Guardiolës.

Madrilenët e Ançelotit kanë prishur ëndrrat e Guardiolës, duke fituar 3-1 pas kohës shtesë ndaj Manchester Cityt (ndeshja e parë 4-3 për Cityn).

Një kualifikim drithërues, që ka edhe fatin brenda, por Reali tregoi se është i pavdekshëm dhe një ekspert Championsi.

“Qytetarët” e humbën finalen në 2 minuta, pasi kryesonin 0-1 deri në minutën e 89-të.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Në fushën e “Santiago Bernabeut” është shpalosur edhe flamuri shqiptar.

Një tifoz shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit.

Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur.

Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *