Bota

Luftë e ashpër në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, 30 fëmijë të bllokuar

Në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol po zhvillohet “luftë e ashpër”.

Këtë e ka konfirmuar në televizionin ukrainas kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, cituar nga Guardian.

Boichenko, raportoi në se kontaktet me luftëtarët e Kievit në fabrikën e çelikut Azvostal në Mariupol kanë humbur.

Ndërkohë, Kremlini ka mohuar se forcat ruse kanë nisur një sulm ndaj uzinës.

“Urdhëri është dhënë publikisht nga komandanti i përgjithshëm (Putini) për të anuluar çdo sulm. Nuk ka asnjë sulm,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, duke argumentuar se forcat e Moskës po rrethojnë vendin.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Deputetja ukrainase Kira Rudik tha se kishte ende 30 fëmijë në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit në jug të vendit.

Rudik tha se kishte të paktën 20 përpjekje të pasuksesshme për të evakuuar njerëzit nga uzina e çelikut.

Sipas deputetet të Kievit, objektivi kryesor tani është të bëhet një vlerësim i të gjithë fëmijëve që janë ende në fabrikë, së bashku me gratë, të moshuarit dhe ushtarët e plagosur.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

“Hapi më i ndërlikuar ka të bëjë me ushtarët e plagosur sepse Rusia nuk i lejon të dalin jashtë.”

Rudik në fund saktësoi se dje 156 persona arritën të largoheshin nga qyteti për të mbërritur në Zaporizhzhia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *