Putini rrezikohet nga grusht-shteti, “shefa të ushtrisë dhe inteligjencës ruse kundër tij”
Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përballet me një grusht-shteti nga shefat e tij më të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës, vlerësojnë ekspertët.
Analisti Alexey Muraviev tha për Sky News Australia, se një përpjekje për ta hequr Putinin mund të jetë jashtëzakonisht e mundshme.
“Unë mendoj se ka pasur tensione midis komunitetit të inteligjencës dhe presidentit rus Vladimir Putin. Unë mendoj se një lloj narrative e rreme iu paraqit atyre nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm, dhe kur ai u kundërpërgjigj pasi rusët filluan të kishin viktima të mëdha, Putini filloi të fajësonte në heshtje shërbimet e sigurisë”, ka thënë Muraviev.
Eksperti rus i sigurisë, Andrei Soldatov, ka thënë se ai gjithashtu beson se presidenti rus ndodhet në “ujëra të nxehta”.
“Presidenti rus është përgatitur për një grusht-shteti për disa javë pasi është përballur me kritika të ashpra për ‘operacionin e tij special’ në Ukrainë dhe ai ka spastruar rreth 150 nga spiunët e tij për dështimet e vazhdueshme”, i ka thënë ai Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane.
Soldatovi tha se dy oficerë të lartë u vendosën në arrest shtëpiak nga Putini muajin e kaluar, një veprim që ai tha se tregon që presidenti është i shqetësuar se forcat e tij të inteligjencës mund të punojnë kundër tij.
Rruga Press