Bota

Scholzi i kërkon Vuçiqit të rreshtohet me BE-në për Ukrainën dhe të ruajë stabilitetin e Bosnjës

Kancelari Olaf Scholz tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën në Berlin, se në interesin e Gjermanisë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, se lufta është e papranueshme.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholzi.

Presidenti serb ndërkohë tha se me Scholzin ka folur “për tema shumë të rëndësishme”.

“I kam premtuar Scholzit se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën”, tha Vuçiqi.

Më herët, Scholzi u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të takojë ndaras Kurtin dhe Vuçiqin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *