Bota

Publicisti rus kërcënon zhdukjen e Britanisë së Madhe nga harta me 2 skenare

Një nga promovuesit kryesor të propagandës së Putinit në Rusi, ka bërë disa kërcënime të frikshme gjatë emisionit të tij në stacionin shtetëror rus.

Gjatë një segmenti të cilin ai e quajti ‘Fundosja e një Ishulli’, Dmitry Kiselyov, tha se “do të mjaftonte një raketë e vetme dhe Anglia nuk do të ekzistonte më”, duke vazhduar t’i bëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë kryeministrit britanik, Boris Johnnson.

“Në përgjithësi britanikët duket sikur flasin në ajër. Pse e kërcënojnë Rusinë e madhe me armë nukleare kur janë thjesht një ishull i vogël? Ishulli i tyre është kaq i vogël sa do të mjaftonte një raketë e vetme Sarmat për ta fundosur një herë e mirë. Një raketë e vetme Boris, dhe Anglia jote nuk është më. Pse luan lojra?” –  tha Kiselyovi gjatë emisionit të tij.

Pas kësaj thirrjeje drejtuar kryeministrit britanik, prezantuesi i famshëm rus vazhdoi duke shpalosur skenarin e dytë – të ilustruar deri në detaj – se si Rusia do të mund të shkatërronte Britaninë e Madhe me anë të armëve nukleare.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Një tjetër opsion është ta dërgojmë Britaninë në thellësitë e oqeanit me anë të anijes ruse me emrin Poseidon. Ajo i afrohet objektivit në një thellësi prej 1 km dhe shpejtësi 200 km/orë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndalur këtë dron nënujor. Ai ka një bombë me peshën 100 megaton. Shpërthimi i këtij siluri termonuklear pranë bregut të Britanisë do të shkaktonte një cunami gjigand me një dallgë 500 m të lartë. Kjo dallgë do të sillte me vete doza ekstreme radioaktiviteti. Pasi ta ketë kaluar Britaninë, ajo do lë mbrapa një shkretëtirë radioaktive ku nuk do të mbijë dot gjë për një kohë shumë të gjatë,” – tha ai.

Këto deklarata kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve në Perëndim, përfshi ish-ambasadorin britanik në Bjellorusi, John Everard, i cili ka bërë thirrje që të ruhet qetësia, pasi ai e sheh të pamundur që Rusia të mund të shkatërrojë Irlandën dhe Britaninë me një armë të vetme.

“Me sinqeritetin më të madh, do t’ju lutesha të ruanit qetësinë. Le të mos harrojmë, ky ishte vetëm një ilustrim i sajuar televiziv,” – tha Everard për stacionin irlandez RTE.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Rusët nuk zotërojnë ndonjë armë të tillë,” – tha ai.

Ndërkohë, deputeti europian Billy Kelleher, tha se ndjen një “neveri absolute ndaj këtyre kërcënimeve kundër Irlandës dhe Britanisë së Madhe”.

“Në Rusi, fjala e lirë nuk ekziston, ndaj këto lloj deklaratash me siguri po bëhen me aprovimin total të Putin. Ka ardhur koha që qeverisë ruse t’i thuhet se kjo lloj gjuhe skandaloze është thjesht e papranueshme!” – shkroi ai në një postim në Twitter ditën e djeshme.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Kiselyovi bën të tilla kërcënime gjatë emisioneve të tij.

Ai njihet edhe për shpërndarjen e lajmeve të rreme, madje gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014, ai kërcënoi SHBA-në me një sulm bërthamor që do ta kthente atë në “pluhur radioaktiv”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *