Ilir Daja në histori, Ballkani fiton titullin kampion në Kosovë
Ballkani është shpallur ditën e sotme zyrtarisht kampion i Kosovës. Skuadra nga Suhareka, që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, është shpallur kampione matematikisht pas barazimit pa gola mes Dritës dhe Gjilanit.
Ballkani 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani që është i dyti, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur. Kjo është hera e parë që Ballkani shpallet kampion në histori të futbollit të Kosovës.
Gjithashtu edhe Ilir Daja futet në histori, pasi bëhet trajneri i parë shqiptar që fiton një titull kampion në Kosovë.
Rruga Press