KryesoreLajme

Albin Kurti godet nga kancelaria gjermane Ballkanin e Hapur të Ramës dhe Vuçiqit

“Të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme”, ka deklaruar Albin Kurti gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Scholz, në Berlin.

Pas takimit në kancelari kryeministri i Kosovës i është kundërvënë hapur nismës së Ramës dhe Vuçiqit duke i konsideruar si tentativa për ta hapur Ballkanin nga lindja. Ai e ka bërë këtë duke iu bashkëngjitur idesë së Olaf Scholzit, i cili deklaroi se Gjermania do të mbështesë rigjallërimin e Procesit të Berlinit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i Procesit të Berlinit…“Unë e di nga bisedat që kam zhvilluar që Procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit. E di që shtetet e Ballkanit gëzohen shumnë që kancelari i Gjermanisë e vazhdon këtë proces. Ne po përgatitemi ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit” tha Scholz.


Pikërisht pas ketyre fjalëve ishte momenti kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se të gjitha iniciativat paralele me këtë proces, për Kosovën janë të pavlefshme.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE-në brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”, deklaroi Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *