Bota

A do të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi, flet Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është pyetur rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

I njëjti ka thënë se Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut lidhur me këtë.

Madje, ai shtoi se të gjitha palët duhet të bëjnë përparime në këtë çështje.

“Janë shumë detaje këtu. Këtu bën pjesë edhe Gjermania që ka bërë prej kohësh. Të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt. Ne japim mbështetjen që kjo të arrihet. Ne s’jemi arbitra të gjykojmë kush ka të drejtë. Liderët duhet ta tregojnë lidershipin. Vullneti është i madh”, u shpreh ai në një konferencë të përbashkët për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

“E para, rigjallërimi i procesit të Berlinit, pasi ka dhënë një kontribut të madh. E dyta, çështja e anëtarësimit në BE që kemi folur. Për mendimin tim, të gjithë e dimë që është një perspektivë realiste”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *