Kurti: Kosova mbështet Procesin e Berlinit, jo iniciativa paralele
Kosova mbështet procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal që ndodhet brenda BE që është gjithëpërfshirës ndaj nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele.
Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman në Berlin, Olaf Scholz duke theksuar edhe një herë refuzimin e Kosovës për Open Balkan.
Kurti përsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur, teksa shtoi se ka ardhur momenti që të bëhet i mundur liberalizmi i vizave për Kosovën.
“Pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende, duke përfshirë 5 vendet e BE që ende nuk e kanë njohur. Në këtë mënyrë të pamundësojmë krijimin e narrativave të dëmshme. Kërkova që Gjermania ta përpara liberalizmin e vizave për Kosovën. Në korrik bëhen 2 vite nga rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani është koha të thuhet mjaft është mjaft, pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë”, tha Kurti.
Rruga Press