KryesoreLajme

Refuzohet ankesa e Partisë Socialiste të Serbisë, Shaip Kamberi mbetet deputet

Në mungesë të ndonjë dëshmie ligjore nga Partia Socialiste e Serbisë për pretendimet e tyre për parregullsi në zgjedhjet në Tërnoc të Madh, komuna e Bujanocit, pas zgjedhjeve të 3 prillit, Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit sot vendosi të refuzojë ankesën e socialistëve.

Dhe për këtë, Shaip Kamberi, kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka thënë se shpreson që “ankuesit do ta kuptojnë situatën, se nuk ka pasur parregullsi dhe nuk do ta vonojnë të gjithë procesin”.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të përsëritura në Tërnoc të Madh, ai koalicion i shqiptarëve duhet të ketë një mandat në Kuvendin e Serbisë, gjë që do të shkaktonte humbjen e një mandati nga Partia Socialiste e Serbisë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Po sipas mediave në Serbi, KKZ-ja në përbërje të përhershme dhe të zgjeruar votoi me rezultat tetë me pesë kundër ankesës së socialistëve.

Ky vendim i KKZ-së në Bujanoc i hapi rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve më 3 prill dhe më pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë, edhe pse SPS-ja ka të drejtë ankese në Komisionin Zgjedhor të Serbisë brenda 72 orëve.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Dhe lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Po, do të ankohemi për vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Bujanocit, i cili na e ka refuzuar kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Madh për shkak të parregullsive zgjedhore”, ka thënë Daçiqi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *