Bota

Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë për riparimin e pajisjeve ushtarake

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën në riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë, sipas CNN-it.

Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, i ka dërguar një letër nga Zelensky, Parlamentit të Bullgarisë në të cilën presidenti ukrainas thekson se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që po i largohen agresionit rus.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Zelensky shpreson që Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për vendin, duke përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqime.

Në letër Zelensky ka theksuar gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit energjitik midis dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *