Lajme

Informaliteti në punë, transporti dhe “call center”-at me numrin më të madh të punonjësve

Transporti dhe kompanitë “call center” janë dy nga sektorët me numrin më të lartë të punonjësve të pasiguruar ose me paga nën minimale.

Ky është konstatimi i Inspektoratit të Punës në raportin vjetor të vitit 2021. Në sektorin e transportit, përfaqësuesit e shoqatës thonë se jo të gjitha kompanitë tregohen korrekte me zbatimin e kontratave individuale.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Sa i përket sektorit të “call center”, përfaqësues nga sindikata thonë se shumë kompani ofrojnë punë sezonale, për të cilat nuk paraqesin asnjë lloj kontrate.

Për të shmangur detyrimet tatimore shumë nga këto kompani ndryshojnë strategjinë e funksionimit, që nga ndryshimi i emrit e deri te largimet kolektive nga puna. Një tjetër sektor problematik mbetet edhe turizmi, po për shkak të punës sezonale gjatë vitit.  

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *