Bota

Të evakuuarit nga fabrika Azovstal: “Po humbnim shpresat se do të dilnim të gjallë”

Një grup i civilëve që janë vakuar nga qyteti i rrethuar ukrainas Mariupol, arritën në qytetin relativisht të sigurtë të Zaporizhzhias rreth 200 kilometra larg.

Në mesin e tyre janë 69 persona që ishin strehuar me muaj në bunkerat në fabrikën e çelikut Azovstal.

Është hera e parë që funksionoi korridori humanitar për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut.

“Ne po humbnim shpresën se do të dilnim nga atje”, thotë një grua për BBC-në.

Para evakuimit të suksesshëm, kishte pasur disa tentime për të negociuar një evakuim të sigurtë, por dështuan.

Qindra civilë ende mbesin të ngujuar në fabrikë, bazuar në fjalët e ushtarëve ukrainas që janë atje. Nuk është e sigurt nëse do të ketë më tepër tentime për t’i shpëtuar ata.

Pasi një grup i të evakuarve u larguan të dielën, luftëtarëat ukrainas në fabrikë kanë thënë se forcat ruse menjëherë kanë rinisur bombardimet.

Kishte përqafime e lot të lidhjes dhe çlirimit, ndërsa një grup i grave dhe fëmijëve arritën në Zaporizhzhia.

Katarina doli nga autobusi me çdo gjë që tash e ka në pronë, një çantë të vogël shpine në të cilën ka disa rroba. Dy fëmijët e saj, të moshës 6 dhe 11-vjeçare, fshijnë sytë, janë të lodhur.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Për dy muaj, ata kishin jetuar të fshehur në thellësi të fabrikës së çelikut në Mariupol, ndërsa bombat ruse vazhdonin të godisnin. Ushqimet e vetme ishin disa racione që merrnin nga ushtarët ukrainas.

“Nga mëngjesi deri në mbrëmje, bombardoheshim. Artileri, raketa, sulme ajrore”, ka thënë Katarina, “Fëmijët nuk mund të flinin. Po qanin. Ishin të frikësuar. Edhe ne ishim të frikësuar. Kishte disa herë kur po humbnim shpresat se nuk do të dilnim kurrë nga aty. Jemi shumë të kënaqur që kemi dal”.

Por lufta e ka bërë të veten, qyteti i saj është shkatërruar tërësisht.

“Ajo që kemi parë është thjeshtë rrënoja. Ndërtesa të shkatërruara. Vetëm rrënoja”, thotë Katarina.

Një e shpëtuar tjetër, Irene, kishte vajzën e saj 17-vjeçare pranë. Ajo thotë se ka së paku ngushëllim që ka shpëtuar me vajzën.

“Ne kemi jetuar çdo ditë duke menduar se do të jetë e fundit në këtë ferr. Se do të shkojmë në shtëpi te një Mariupol paqësor, por tash Mariupoli është joekzistent”, thotë Irene.

Operacioni i realizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq për evakuimin nga fabrika Azovstal, ka qenë i vështirë dhe nganjëherë i rrezikshëm.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Stafi i Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se toka ishte plotë me mina. Në një moment, u desh të ndaleshin nga sulmet me artileri.

“Kishte sfida të shumta, një numër të minave që u desh të largoheshin. Kishte sulm me artileri, nuk e di se nga vinte”, thotë Sebastian Rohdes Stampa nga ekipi i OKB-së që e udhëhoqi operacionin.

Ai tha se ishte mjaft emocionale kjo përvojë.

“Ata dolën dhe panë qytetin ku janë rritur plotësisht të shkatërruar. Ka varre nëpër bodrume dhe gati në çdo fushë sheh trupa të pajetë. Ishin të tmerruar. Duhet të kuptoni se ata ishin nëntokë për dy muaj dhe nuk kishte lajme. Ishte një fëmijë gjashtëmuajshe që kurrë nuk kishte parë barin, kishte lindur gjatë dimrit dhe ai u mrekullua kur shikoi barin. Donte të luante me të”, tregon Stampa.

Në fund, u shpëtuan më tepër se 100 persona nga Mariupoli. Por, mijëra mbesin ende në qytet, qindra janë të ngujuar në tunelet e fabrikës së çelikut.

Kryqi i Kuq ka thënë se është i lumtur që evakuimi ishte i suksesshëm, por i frustruar se më tepër njerëz kanë mbetur në “ferr”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *