Zhduken 11 autobusë me civilë në Ukrainë
Kryetari i Bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka ngritur shqetësimin se 11 autobusë të mbushur me civilë kanë humbur të gjitha kontaktet.
Autobusët kishin marrë civilët që qëndronin të bllokuar në Mariupolin e shkatërruar për t’i evakuuar ata më pas në një zonë të sigurt nën kontrollin e forcave ukrainase.
Megjithatë, Boichenko ka thënë se vetëm 3 nga autobusët e nisur nga Mariupoli kanë mbërritur në Zaporizhzhia.
“Vetëm 3 nga 14 autobusët e evakuimit me civilë arritën në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase. Fati i njerëzve në 11 autobusë nuk dihet. 11 autobusë janë zhdukur”, deklaroi kryetari i bashkisë së Mariupol Vadym Boichenko.
Rruga Press