Bota

“Një tas supë në ditë,” fëmijët në Mariupol kanë pirë ujë shiu nga pellgjet për të shuar etjen

Fëmijët në Mariupol janë detyruar që të pinë ujë nga pellgjet e mbushura nga uji i shiut, pas mbarimit të rezervave. Pasi dëgjoi se çfarë kanë kaluar fëmijët e shoqes së saj të ngushtë për t’i mbijetuar luftës, Nataliia Roberts do që të  t’i sjellë në Britaninë e Madhe, raporton BBC.

Yuliia dhe tre vajzat e saj nuk kishin më ujë në strehën nën tokë ku po qëndronin në qytetin e rrethuar të Mariupol-it dhe prisnin që të binte shi që të kishin mundësi të shuanin etjen. Në bodrumet ku ato qëndronin, sipas raportimeve, nuk është mungonte vetëm uji apo ushqimi por edhe tualete, dushet apo energjia elektrike.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Dhe tashmë Nataliia thotë për BBC se do që ajo bashkë shoqen e saj të fëmijërisë dhe fëmijët e tyre të shkojnë në Wales.

“Kishim një tas të vogël super për tre fëmijë, një herë në ditë. Dhe, një gotë uji për tre fëmijë që të pastronin veten.”

Pasi shtëpitë ju shkatërruan nga bombardimet, Yuliia dhe vajzat e saj, 11, 6 dhe tre vjeç u strehuan në një bodrum. Kishin çati mbi kokë por asgjë tjetër.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Kur filloi shiu në fillim mundëm të pinim nga pellgjet dhe ishte aq i shijshëm. Pastaj gjetëm ca tiganë për t’i mbushur me ujë.”

Natalia, sipas BBC, po bën ç’të mundet që të ndihmojnë shoqen e saj Yuliia dhe familjen e saj që të bëhen refugjatë në Wales.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *