Bota

Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë besojnë se Vladimir Putini mund t’i shpallë shumë shpejt luftë Ukrainës edhe zyrtarisht, një vendim që do t’i hapte rrugë mobilizimit të plotë të rezervistëve të ushtrisë ruse.

Vendimi mund të merret më 9 maj, në ditën që Rusia kremton “Ditën e Fitores”, ose mposhtjen e nazistëve në vitin 1945, që i dha fund Luftës II Botërore.

Lexo më shumë  Serbia me 98 sulme, Rusia me 48 gazetarë të arrestuar, ndërsa Kina me rekord botëror – liria e medias në pikë kritike

Zyrtarët perëndimore besojnë prej kohësh tashmë se Putini do të përdorë simbolikën e asaj dite si propagandë, për të shpalosur sukseset ushtarake në Ukrainë, përshkallëzimin e konfliktit, ose të dyja bashkë.

Deri më sot, Putini e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “operacion special ushtarak”, duke shmangur termat “pushtim” apo “luftë”. Me shpalljen e luftës edhe zyrtarisht, ai do të mund të mobilizojë forcat rezerviste, që sipas zyrtarëve perëndimore janë të nevojshme për shkak të humbjeve që ka pësuar Rusia në Ukrainë. Kievi thotë se ka vrarë mbi 23 mijë ushtarë rusë, ndërsa agjencitë perëndimore vlerësojnë se kjo shifër është të paktën 10 mijë.

Lexo më shumë  Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard nga Gjermania

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *