Bota

Kancelari gjerman i bën thirrje Putinit që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta ndalojë pushtimin rus të Ukrainës dhe t’i ndalojë “vrasjet e pakuptimta” që po ndodhin, raporton CNN.

Duke folur në konferencë në Berlin me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, të hënën, Scholzi ka thënë se “është me rëndësi të arrihet një e ardhme më e mirë së bashku, jo duke bërë luftë me njëri-tjetrin, por duke bërë zhvillime ekonomike dhe zhvillime të përbashkëta”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Kancelari gjerman po ashtu i ka bërë thirrje Putinit që t’i tërheqë trupat nga Ukraina, duke shtuar se kufijtë nuk duket ndryshuar nëpërmjet dhunës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *