Bota

Deklarata e Lavrovit se Hitleri kishte gjak hebre zemëron Izraelin

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha gjatë fundjavës se diktatori nazist Adolf Hitler kishte gjak hebre, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Izraeli.

“Deklaratat e ministrit të Jashtëm Lavrov janë të pafalshme dhe skandaloze, si dhe një gabim i tmerrshëm historik. Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, tha ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Lavrovi i bëri komentet në televizionin italian të dielën, duke përsëritur pretendimin e Rusisë se pushtimi i saj në Ukrainë është për të ‘denazifizuar’ vendin, raporton CNN.

Ai hodhi poshtë faktin se presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski është hebre.

“Zelensky parashtron një argument: çfarë lloj nazizmi mund të kenë nëse ai është hebre. Mund ta kem gabim, por Hitleri kishte edhe gjak hebre. Nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”, tha Lavrovi.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus në Izrael të hënën lidhur me komentet e Lavrovit.

Dani Dayan, i cili drejton sitin e përkujtimit të Holokaustit Yad Vashem në Izrael, tha se ishte plotësisht e pabazë të thuhej se Hitleri ishte me origjinë hebreje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *