Rusët vodhën makineri të vlefshme bujqësore, ja sesi u zbuluan nga ukrainasit
Në qytetin e pushtuar të Melitopolit, trupat ruse vodhën të gjitha pajisjet nga dyqani i pajisjeve bujqësore dhe i dërguan në Çeçeni, por ukrainasit i bënë të paaftë prej distancës.
Pajisjet që ata vodhën kapin vlerën e disa milionë dollarëve, gjegjësisht pesë milionë sosh dhe secila makinë për korrje vlen të paktën 300 mijë dollarë. Janë vjedhur 27 makina bujqësore, por më kot.
Kur rusët i çuan pajisjet e vjedhura në Çeçeni, 700 kilometra larg qytetit ku ndodhet dyqani bujqësor nga i cili ishte vjedhur gjithçka, ata e kuptuan se nuk mund t’i përdornin. Arsyeja për këtë është se ukrainasit çaktivizuan me kohë pajisjet e telekomandës.
Pajisjet GPS tregojnë se pajisjet tani janë duke qëndruar në një fermë afër Groznit, por duket se ekspertët rusë po vijnë për t’i ndihmuar ata të anashkalojnë mbrojtjen.
Javët e fundit ka pasur një numër në rritje të raportimeve se ushtarët rusë, përveç plaçkitjeve të zakonshme të banesave, po vjedhin edhe pajisje bujqësore, drithëra, madje edhe materiale ndërtimore.
Rruga Press