Bota

Dhjetëra gjeneralë të lartë u vranë në luftë. Ish-komandanti i NATO-s: Ushtria ruse është e paaftë

Një ish-komandant i NATO-s thotë se humbja e paprecedentë e oficerëve të lartë rusë ka qenë rezultat i paaftësisë së ushtrisë.

Duke folur për stacionin radiofonik amerikan WABC 770 AM, James Stavridis i konsideroi përpjekjet e ushtrisë ruse në Ukrainë një “performancë të keqe deri tani”, duke pretenduar se ata kanë humbur dhjetëra gjeneralë të lartë në dy muajt e fundit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s për Evropën kritikoi Rusinë për masakrimin e civilëve ukrainas dhe kryerjen e krimeve të luftës gjatë “pushtimit të paligjshëm të një fqinji”.

Stavridis thotë se nuk ka parë një humbje kaq të madhe të gjeneralëve të ushtrisë gjatë një lufte në të gjithë historinë moderne.

Rusia ka humbur një numër të oficerëve të saj të rangut të lartë gjatë gjithë luftës.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Shefi i shtabit të ushtrisë, Valery Gerasimov, thuhet se ka udhëtuar vetë në vijën e frontit gjatë javës së kaluar, ndërsa ka raporte që pretendojnë se ai më pas u evakuua nga beteja në Kharkiv dje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *