Bota

“Putini i vogël” i BE-së, tjetër akt pro-rus. Hungaria do vendosë veton ndaj embargos së BE-së për energjinë ruse

Hungaria do të vijojë të mbetet delja e zezë e Bashkimit Evropian në një kohë kur vendet e bllokut diskutojnë ndalimin e importit me naftë e gaz rus.

Nga zyra e kryeministrit të sapo rizgjedhur Viktor Orban, kanë thënë se Budapesti do të vendosë veton ndaj embargos së energjisë ruse, teksa vendet e bllokut po diskutojnë pakon e gjashtë të sanksioneve.
Bashkimi Evropian do të propozojë ndalimin e naftës ruse deri në fund të vitit për shkak të agresionit në Ukrainë.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Hungaria ishte e para e cila u shpreh se ishte gati të paguante në monedhën ruse të Rublas, për të marrë gaz nga Rusia, ndërkohë që të njëjtën zgjedhje nuk kanë bërë Bullgaria e Polonia, por edhe shumë vende të tjera anëtare të BE-së.

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz ndaj Sofjes dhe Varshavës në 27 prill duke kërcënuar edhe vendet e tjera të unionit nëse nuk konvertojnë paratë e tyre në euro apo dollarë në monedhën ruse rubla.

Hungaria, e cila është shumë e varur nga energjia ruse, ka qenë ndër më të zëshmit në kundërshtimin e zgjerimit të sanksioneve.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Të hënën kryeministri hungarez Orban është listuar në ueb sajtin e ekstremit të djathtë ukrainas Mitrovorec, si një person armiqësor i Ukrainës pas kundërshtimit të Budapestit për të dërguar armë në Kiev, por edhe hezitimit për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *