Shtohet frika për përhapjen e pushtimit rus në Moldavi
Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia mund të sulmojë Moldavinë në të ardhmen e afërt, raporton BBC.
Sipas burimeve të inteligjencës ukrainase të cituara nga gazeta britanike Times, një pushtim i Moldavisë do të ndihmonte Rusinë të kërcënonte qytetin ukrainas të Odesës nga perëndimi.
Ushtria ukrainase thotë se Odesa do të ishte një objektiv më i lehtë nëse Moska kontrollonte Moldavinë dhe ushtria moldave përbëhej vetëm nga disa mijëra trupa.
Tensioni tashmë është rritur në rajonin pro-rus separatist moldav të Transnistria, ku ka pasur një sërë shpërthimesh të pashpjegueshme.
Rruga Press