Bota

Shkatërrim total, Rusia ka humbur 25% të ushtrisë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka publikuar detaje nga terreni i luftës në Ukrainës si edhe forca që i ka mbetur ushtrisë ruse atje.

Sipas burimeve zyrtare britanike, ka të ngjarë që më shumë se një e katërta e ushtrisë ruse të dërguar në luftë mos jetë më e gatshme për të vijuar luftën për shkak të dëmeve të pësuara,

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Më shumë se 120 njësi të tilla ishin angazhuar në pushtimin e Ukrainës dhe gjasta janë që ¼ e tyre të mos jenë më të gatshme për të luftuar, tha Ministria e Mbrojtjes në një postim në Twitter. Kjo shifër është e rendësishme pasi këto forca përbëjnë pjesën më të madhe të këmbësorise së ushtrisë ruse.

Shumica e grupeve taktike  mendohet se kanë 700-800 personel, sipas institutit britanik të sigurisë RUSI.

Disa nga njësitë më elitare të Rusisë – duke përfshirë Forcat Ajrore VDV – kanë pësuar “nivelet më të larta të dëmeve”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Rusisë ndoshta do t’i duhen vite për të rindërtuar këto forca, thuhet në Twitter. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *