Trenat me shpejtësi së lartë do ta lidhin Britaninë me katër shtete evropiane
Eurostar ka vendosur t’i zgjerojë linjat e tij evropiane duke u bashkuar me operatorin belg Thalys, për një rrjet më gjithëpërfshirës hekurudhor të shpejtësisë së lartë që do të lidhë Mbretërinë e Bashkuar me Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën, si dhe me Francën.
Megjithëse planet për një bashkim u njoftuan për herë të parë në tetor të vitit 2019, ato u penguan nga rënia e udhëtimeve hekurudhore gjatë pandemisë, raporton The Independent. Tani Komisioni Evropian ka miratuar bashkimin, duke konfirmuar lajmin të martën.
I njohur si “Projekti i Shpejtësisë së Gjelbër”, ai mbështetet nga kompania shtetërore franceze hekurudhore SNCF dhe Kompania Kombëtare e Hekurudhave të Belgjikës, të cilat të dyja zotërojnë aksione në Eurostar dhe Thalys.
Është pjesë e planeve më të gjera të BE-së për të rritur rrjetin e udhëtimit të trenave me shpejtësi të lartë, duke promovuar udhëtimin hekurudhor si një alternativë miqësorë për mjedisin.
“Ky projekt bashkimi bazohet në besimin e fortë se trenat janë mënyra më e qëndrueshme, e shpejtë, efikase dhe më e sigurt për të udhëtuar në Evropë, tani më shumë se kurrë”, ka thënë Sophie Dutordoir, themeluese e kompanisë belge hekurudhore SNCB dhe kryetare e bordit për Thalys.
Bashkimi do të thotë se shërbimi Eurostar do të shtrihet më tej në Belgjikë dhe Holandë, si dhe do të lidhë Mbretërinë e Bashkuar me Gjermaninë me trena të shpejtësisë së lartë.
Eurostar aktualisht drejton shërbime me shpejtësi të lartë nga Londra në Paris, Bruksel, Lille, Amsterdam dhe Roterdam, përmes tunelit të Channel.
Por në vitet e ardhshme, pasagjerët mund të presin trena me shpejtësi të lartë nga Londra në Këln, Gjermani – në rreth pesë orë e gjysmë, si dhe destinacionet aktuale të Thalys në Düsseldorf, Essen, Aachen dhe Dortmund.
Trenat e drejtpërdrejtë për në Bordeaux, Antëerp dhe Liège gjithashtu mund të bëhen realitet.
Rruga Press