Rusët tani po vjedhin edhe respiratorët e spitaleve në Mariupol
Në foto: Një spital në Mariupolit i goditur nga predha ruse
Më shumë fakte tronditëse po dalin nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit këtë mëngjes.
Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka thëne se pushtuesit rusë kanë hequr respiratorët nga qyteti, duke shtuar se këto ishin “jashtëzakonisht të nevojshme në trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë”.
Autoritetet thanë: “Vetëm në spitalet e Mariupolit kishte 60 respiratorë. Tani, janë këto pajisje që pushtuesit rusë po i dërgojnë në territorin e tyre.
“Në vend që të zhvillojë mjekësinë e saj, Rusia po grabit të tjerët”.
Rruga Press