Rusia vjedh qindra mijëra tonë drithëra nga Ukraina
Trupat ruse kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme drithi nga zonat e pushtuara të Ukrainës, sipas zëvendësministrit ukrainas të Bujqësisë, Taras Vysotskiy.
Vysotskiy ka thënë se është i shqetësuar se 1.5 milion tonë drithëra të magazinuara në territoret e pushtuara mund të jenë marrë nga Moska, raportoi të shtunën Sky News.
Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i grurit, duke shitur 44.7 milionë tonë jashtë vendit vetëm në sezonin 2020/21. Vëllimi i eksporteve ka rënë ndjeshëm që nga pushtimi rus.
Të enjten, ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “dënon fuqishëm veprimet kriminale të Federatës Ruse në të ashtuquajturin shpronësim të të korrave nga fermerët në rajonin Kherson” të jugut të Ukrainës.
Ministria nuk dha detaje të tjera për vjedhjen e supozuar të drithit në rajonin Kherson, qytet ky i pushtuar nga trupat ruse.
“Plaçkitja e drithit në rajonin e Khersonit, si dhe bllokimi i dërgesave nga portet ukrainase dhe minierat e korsive të transportit, kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës. Ne kërkojmë që Rusia të ndalojë vjedhjen e paligjshme të grurit, të zhbllokojë portet e Ukrainës, të rivendosë lirinë e lundrimit dhe të lejojë kalimin e anijeve tregtare”, thuhet në një deklaratë.
Rruga Press