Bota

SHBA-ja akuzon Rusinë për shthurje dhe brutalitet

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka vepruar me “shthurje” në pushtimin e tij në Ukrainë, raporton BBC të shtunën.

Zëdhënësi John Kirby, u bë emocional teksa pyeti se si dikush “i moralshëm” mund të justifikonte mizoritë e kryera nga Rusia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të premten se ishte ende i hapur për bisedimet e paqes me Putinin. Por ai tha se ekzistonte një rrezik i lartë që kjo do të binte poshtë për shkak të agresionit rus.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Duke folur për mediat polake, Zelensky tha se donte të takonte Putinin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi.

“Por shkatërrimi i lënë nga forcat ruse në zonat e pushtuara e ka bërë çdo diskutim të dobët”, ka thënë ai.

“Pas Buchas dhe Mariupolit njerëzit thjesht duan t’i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë”, ka shtuar Zelensky.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Të enjten, Ukraina tha se ka zbuluar 10 ushtarë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha – një periferi në veri të Kievit ku u vranë të paktën 400 civilë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *