Bota

Një rrëfim ndryshe i Zelenskyt: Si tentuan rusët të më vrisnin mua dhe familjen time

 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një rrëfim ndryshe për luftën, duke treguar të pathëna rreth saj. Ai ka zbuluar për herë të parë se forcat ruse ishin shumë afër kapjes dhe vrasjes së tij në orët e para të pushtimit. Gjatë një interviste për median “Time”, Zelensky tha se trupat ruse ishin shumë afër ta gjenin atë dhe familjen, teksa po tentonin të merrnin kontrollin e pallatit presidencial. Në momentin që filluan bombardimet, ai dhe gruaja Olena shkuan për t’i thënë vajzës 17-vjeçe dhe djalit 9, që të bëhen gati të largohen nga shtëpia. Sipas Time, gjithashtu Zelenskyy tregoi se tashmë e gjithë Ukraina po sulmohet nga rusët, shumë qytete po rrethohen po ndodhin vrasje dhe tortura çdo ditë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“I kemi zgjuar. Ka qenë me shumë zhurmë. Ka pasur shpërthime. Rojtarët fikën dritat, sollën jelekët antiplumb. Tashmë diku në Ukrainë bombat po bien ende. Civilët janë ende të bllokuar në bodrume ose nën rrënoja. Rusët janë ende duke kryer krime lufte, përdhunimesh dhe torturash .Bombat e tyre po rrafshojnë qytete të tëra. Qyteti i Mariupolit dhe mbrojtësit e tij të fundit janë të rrethuar. Një betejë kritike ka nisur në lindje” tha Zelenskyy.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Shefi i kabinetit të Presidentit Andriy Yermak, u shpreh në intervistë se ndodhit e luftës që po ju ndodh i kishin parë vetëm në filma. “Para asaj nate, ne kishim parë gjëra të tilla vetëm në filma” tha Yermak.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *