Opinion/Aktualitet

Shqiptarët sot, janë kthyer fatkeqësisht, në hije të zezë të ilirëve të ndritur

Nga Lirim Gashi

Sa herë që Vjosa, Atifetja, Albini apo ndonjë politikan tjetër kosovar dhe shqiptar takohet me ndonjë politikan dhe diplomat amerikan, britanik dhe gjerman, zemra ime lulëzon si një kopsht pranvere nga gëzimi.
Sepse sa më të forta që bëhen marrëdhëniet e dy vendeve tona me këto vende që janë të rëndësishme për ne si arteriet për zemrën, aq më të sigurt jemi ne si komb.
Kombi, atdheu dhe shteti duhet të jenë mbi të gjitha.
Sepse partitë politike shkojnë e vijnë dhe kur mbushen me feçe kemi të drejtë t’i ndërrojmë si pelenat.
Më merr shumë malli ta shoh rininë tonë të sotme, si rininë e dikurshme, në teatro, palestra sportive, kinema, biblioteka, gara të diturisë dhe evente të ndryshme arsimore, sportive, kulturore e shkencore, të cilat kanë vlera të pamatshme artistike, zhvillimore, krijuese dhe intelektuale, sepse më dhemb zemra kur e shoh në kisha dhe xhami, ku i nënshtrohet shpëlarjes brutale të trurit me sapun.
Sepse klerikët e pashpirt e trembin dhe frikësojnë rininë tonë engjëllore, si në filmat horror, fillimisht me xhehnem, e më pas e joshin me mjeshtri me 72 Hyri të xhenetit, që pas frikes se tmerrshme ju vijnë të shijshme si limonadat pas bakllaves, apo si shtatëshet në loto me xhoker plotësues.
Gjithmonë kam pasur frikë nga stagnimi, por kurrë nuk kam besuar se do të jem dëshmitar i një prapakthimi kaq të madh arsimor, kulturor, edukativ, fetar, letrar e shkencor, menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi gjenocidal serb.
Prapakthim Rama dëshmon këto ditë në Prishtinë, se sa të rrezikshëm bëhen qentë endacakë kur mungon i “Zoti i Shpisë”.
O Zot, sa ju merrja lakmi tre vjet më parë, të rinjve danezë, suedezë, finlandezë dhe norvegjezë, të cilët i vërshonin për çdo ditë si lumej, bibliotekat, teatrot, kinematë, operat, palestrat sportive dhe sigurisht diskotekat, por me shumë stil dhe shije.
A e dini, o të dashur shqiptarë, se Sir Pitër Ustinov i admironte aq shumë popujt skandinav vetëm pse për 300 vjet arritën ta kthenin kanibalizmin e përditshëm në një avangardizëm të paparë.
Ndërsa ne që ishim djepi i qytetërimit evropian dhe botëror arritëm të kthehemi vetëm për njëzet vjet në mesjetën dekadente.
A ka ku shkon më keq se kaq?
Të dashur prindër shqiptarë:
Ju lutem inkurajoni të rinjtë tanë kudo që i takoni t’u kthehen rrënjëve të tyre ilire, të pastra si filigrani, sepse kanë shkuar kot nga kjo politikë e mbrapshtë, e cila vazhdimisht i fsheh nën qilim burimet e dukurive negative, anomalive e perversiteteve dhe bëhet shurdh-memece para djegijes së rrënjëve dhe trungut kombëtar, si ajo plaka kur digjej fshati.
Mjafton t’i kujtoni ditët më të bukura të rinisë suaj, kur ishit idealistë entuziastë me vullnet të çeliktë për t’i ruajtur dhe ushqyer vlerat më të larta njerëzore, kombëtare dhe universale.
Mjafton t’i kujtoni ditët e rinisë suaj, kur në kushte shumë më të vështira ekonomike dhe sociale dhe në mungesë të lirisë elementare për shkak të pushtimit mbytës serb, arritet rezultate të mrekullueshme në të gjitha fushat dhe sferat.
Mjafton ta kujtoni rininë tuaj, vetëm për ta kuptuar se çfarë po ndodh me rininë tonë, njëzet e dy vjet pas çlirimit nga okupatori gjenocidal serb.
Çfarë po ndodh me ne kështu, që po e fusim kokën në baltë si strucat, sa herë që po na dalin përpara mjekrat e pista anadollake dhe beduine, duke e vajtuar ditën e gjykimit si bufa të natës.
Imagjinoni sikur ushtarët e Gjergj Kastriotit të vajtonin asokohe, nga frika prej ditës së gjykimit, gjithë ditën e lumë si bufat e natës, ku do të ishim ne sot si individë dhe komb?!
Do të ishim zhdukur nga faqja e dheut si dinosaurët.
Shqiptarët e vërtetë nuk pikëlloheshin aq tmerrësisht as kur i varrosnin më të dashurit e tyre, sepse pikëllimi nuk ishte kurrë gjendje e tyre e natyrshme, por burrëria fisnike, korrektësia, çiltëria, krenaria dhe optimizmi.
Ata besonin në diell sepse edhe vetë shkëlqenin si dielli.
Ndërsa sot ata duken të zymtë si retë e zeza, sepse i kanë humbur pothuajse të gjitha virtytet, aftësitë dhe cilësitë e tyre natyrore psiko-fizike.
Ata thjesht sot duken si hija e zezë e ilirëve të ndritur, apo si hija e sorres nën trupin e shqiponjes.
Ndaj, ky është momenti i fundit për t’iu kthyer rrënjëve dhe vlerave të tyre vërteta, përndryshe i mori jo vetëm lumi, por edhe cunami i oqeanit të pafund.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *