Vlorë, rritet me 10 lekë çmimi i biletës së urbanit
Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar të enjten kërkesën e kompanisë që administron shërbimin urban për rritjen e çmimit të biletës. Nga nesër bileta nga 30 lekë shkon në 40 lekë.
Nga nesër qytetarët e Vlorës biletën e urbanit do ta paguajnë 10 lekë më shtrenjtë. Nga 30 lekë që e paguanin, çmimi do të shkojë 40 lekë.
Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi kërkesën e kompanisë që administron shërbimin urban, duke e rritur çmimin me 33 %.
Kërkesa ishte paraqitur në Këshillin Bashkiak ne mbledhjen e Marsit, ndërsa këshilltaret kërkuan ngritjen e një komisioni. Kompania kërkoi rritjen e çmimit të biletës si prej disa muaj po përballen me rritje të çmimit të naftës.
Rruga Press