Bota

Lufta në Ukrainë, shefi i shtabit të ushtrisë ruse zbret në terren

Shefi i Shtabit i Forcave të Armatosura Ruse, gjenerali Valery Gerasimov ka mbërritur në Izyum të Ukrainës për të inspektuar personalisht operacionin ushtarak në Donbas.

Sipas mediave ukrainase, roli i gjeneralit në këtë mision është strategjik dhe jo operativo-taktik. Burimet shtojnë se mbërritja e kreut më të lartë të ushtrisë ruse në front tregon se emërimi i gjeneralit Oleksandr Dvornikov si komandant i vetëm i trupave ruse në Ukrainë nuk e ka përmirësuar menaxhimin dhe koordinimin e njësive në terren.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Trupat ruse kanë pasur një avancim të ngadaltë gjatë ofensivës në Ukrainë dhe për këtë arsye javët e fundit sulmet e tyre u përqendruan në jug të vendit, ku janë intensifikuar dhe luftimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *