Zvicra heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë
Zvicra ka hequr te gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt saj.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme.
Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 2 maj.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.”
Rruga Press