Bota

Gjermania do marrë borxh ekstra për shkak të luftës në Ukrainë

Qeveria e Gjermanisë ka miratuar marrjen e një borxhi ekstra prej 39.2 miliardë euro.

Huaja parashikohet të merret gjatë këtij viti me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga sanksionet ruse dhe lufta në Ukrainë.

“Po përballemi me dy kriza”, tha ministri i Financave, Christina Lindner pas vendimit të kabinetit qeveritar të mërkurën.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Pandeminë, që në aspektin ekonomik nuk e kemi kaluar ende dhe lufta në Evropë”, shtoi ai.

Linder shpjegoi se paratë mund të përdoren për të mbuluar rritjen e shpenzimeve për shkak të luftës dhe pasojat e saj.

Këtu përfshihet dhe ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, ndihma humanitare si dhe ndihma për vende të treta të prekura që mund të kenë mungesë ushqimi.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Nga huaja do të mbulohet dhe rritja e çmimit të energjisë për familjet gjermane.

Me këtë ndryshim të buxhetit, Gjermania do të marrë një borxh prej 138.9 miliardë euro, pas rekordit të një viti më parë ku borxhi ishte më shumë se 200 miliardë euro, shkruan ‘Bloomberg’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *